Pas suksesit historik të arritur në vikendin e kaluar, Vedat Muriqi është përfshirë në garën për lojtarin më të mirë të muajit prill.
Muriqi në vikend me Mallorcan i realizoi dy gola në fitoren 3:0 ndaj Rayo Vallecanos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe dy golat e shënuar, Muriqi e theu rekordin e Samuel Eto’os, si golashënuesi më i mirë i Mallorcas në elitën spanjolle.
Tani ai është përfshirë në listën me pesë futbollistë për lojtarin më të mirë të këtij muaji.
Gara do të jetë e fortë, ndërsa në konkurrencë janë edhe Lamine Yamal i Barcelonës, Federico Vinas i Real Oviedos, Lucas Boye i Alavesit dhe Carlos Soler i Real Sociedadit.

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, u shpall lojtari më i mirë i muajit janar nga La Liga. Muriqi më i mirë i muajit në La Liga ishte shpallur edhe në maj të vitit 2022.
Në këtë muaj, Muriqi tani i ka tri gola të realizuar. Një tjetër e kishte shënuar më 4 prill në fitoren 2:1 të Mallorcas ndaj Real Madridit.
Muriqi dhe Mallorca në këtë muaj do të luajnë edhe dy ndeshje. Më 21 prill, Mallorca e pret Vallencian, ndërsa më 25 prill luan në udhëtim tek Alavesi.
Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 21 gola e një asistim. Dy gola më shumë se shtatlarti i “Dardanëve” i ka vetëm Kylian Mbappe. Sulmuesi francez i ka katër asistime.