Futboll

Nacho largohet nga Reali në fund të sezonit

Nacho Fernandez

Kapiteni legjendar i Real Madridit, Nacho Fernandez, do të largohet nga klubi në fund të sezonit, raporton “Marca”.

Spanjolli i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Realit. Atij i skadon kontrata në qershor.

Nacho është futbollist i rritur te Real Madridi. 34-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë për një skuadër të tjetër.

Ka 24 trofe me Los Blancos, prej tyre pesë Liga të Kampionëve.

Nëse Reali fiton sivjet La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, Nacho mund të bëhet lojtari madrilen me më së shumti trofe ndonjëherë, duke kaluar Marcelon (25).