Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skender Nuraj, talenti i radhës që mund të debutojë te Bayerni

Skender Nuraj

Mediumi i njohur gjerman “Bild” ka publikuar të premten një fotografi të trajnerit Vincent Kompany, që është fare pranë Manuel Neuerit. Ata shihet se janë duke diskutuar në stërvitje. Përkrah tyre janë edhe treshja e talenteve të radhës që mund të debutojnë te klubi i madh gjerman. 

Skender Nuraj dhe Thibault Maspimby janë 16-vjeçar, ndërsa Leopold Schimd është 18-vjeçar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri tani, njëmbëdhjetë lojtarë të Akademisë së Bayernit kanë debutuar nën udhëheqjen e trajnerit 39-vjeçar, Vincent Kompany. 

Më 21 mars te klubi bavarez debutoi Erblin Osmani. Në ekipin e të rriturve, Osmani me 16 vjet e 306 ditë, u bë debutuesi i dytë më i ri që luan në Bundesligë për Bayern Munichun. 

Bayern Munichu të shtunën nga ora 15:30 luan në udhëtim te Freiburgu. Në këtë ndeshje mund ta kenë rastin edhe Nuraj, Maspimby e Schmid.