Futboll

Napoli mposht Milanin dhe kualifikohet në finale

Napoli

Napoli e ka eliminuar Milanin dhe është kualifikuar në finale të Superkupës së Italisë. 

Të enjten mbrëma në stadiumin “King Saud University” në Riad të Arabisë Saudite, Napoli fitoi 2:0 me golat e David Neresit dhe Rasmus Hojlundit. 

Neres shënoi në minutën e 39-të, kurse Hojlund në minutën e 63-të. 

Amir Rrahmani ishte prej më të mirëve te kampioni i Italisë, Napoli, dhe e kompletoi ndeshjen. Ardon Jashari ishte titullar te Milani, ndërsa u zëvendësua nga Luka Modriqi në minutën e 75-të. 

Në finale, Napoli luan me fituesin e ndeshjes Bologna – Inter. Kjo ndeshje luhet të premten premten nga ora 20:00.