Napoli ka nisur bisedimet me mesfushorin belg, Kevin De Bruyne, për një transferim falas pasi t’i skadojë kontrata me Manchester Cityn në muajin qershor.
“Sky Sport Italia” dhe “Corriere dello Sport” kanë shkruar të enjten për interesimin e liderit të Serie A për mesfushorin shumë cilësor.
City nuk e vazhdoi kontratën e 33-vjeçarit.
De Bruyne ka pranuar tashmë ofertë edhe nga Chicago Fire që bën gara në ligën MLS në SHBA.
33-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa ka kontribuuar me gjashtë gola e tetë asistime.
Në vitet e fundit, De Bruyne është përballur me lëndime të shumta.