Disfata e xhiros së kaluar e Real Madridit nga Osasuna ia mundësoi Barcelonës të kthehej në pozitën e parë në La Liga.
Barça ka 61 pikë, kurse Reali ka një pikë më pak në vendin e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBarcelona në fundjavë do të ketë punë të vështirë. Gjiganti katalunjas të shtunën nga ora 16:15 e pret Villarrealin.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 26-të. Villarreali renditet në pozitën e tretë me 51 pikë.
Barcelona ka mbajtur portën e paprekur në tri nga pesë ndeshjet e fundit. Ka fituar 14 nga 19 takimet e fundit me Villarrealin.
Villarreali ka fituar dy ndeshjet e fundit në udhëtim kundër Barcelonës.
Barçës në duelin ndaj Villarrealit do t’i mungojnë Andreas Christensen, Gavi dhe Frenkie de Jong.
Ndërkohë te Villarreali mungojnë Willy Kambwala, Logan Costa, Pau Cabanes dhe Juan Foyth.
Fitorja do të ishte shumë e rëndësishme për Barçën në mënyrë që ta ruajë vendin e parë.
Për Hansi Flickun ndeshja ndaj Villarrealit do të jetë e 100-ta si trajner i Barçës.
Gjermani Flick gjatë konferencës për shtyp të premten deklaroi se 100 ndeshje me Barçën është ëndërr e bërë realitet.
Ndërkohë xhiroja e 26-të mbyllet të hënën me ndeshjen ndërmjet Realit dhe Getafes që luhet nga ora 21:00. Getafe ka 29 pikë dhe e zë vendin e 13-të.