Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në Angli luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës FA

Manchester City - Erling Haaland

Manchester City - Liverpool do të jetë ndeshja kryesore e çerekfinales së Kupës FA. Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 13:45 në stadiumin “Etihad”. 

City dhuroi ndoshta paraqitjen më të mirë të sezonit kur dominoi ndaj Arsenalit dhe e fitoi Kupën e Ligës me fitoren 2:0 në finale, para pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe tani është në garë për ta përsëritur suksesin e vitit 2018, kur i fitoi tre trofetë kryesorë të Anglisë, Kupën e Ligës, Kupën FA dhe Premier Leaguen. 

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, vazhdon të jetë nën presion dhe sezoni i skuadrës mund të përcaktohet brenda pak javëve. Pasi e barazoi rekordin me 20 tituj në elitën angleze, Sloti duhet të fitojë të paktën një trofe tjetër për ta ruajtur punën në “Anfield”. 

Pasi ta vizitojnë “Etihadin”, futbollistët e Slotit do të përballen me fituesin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germainin, më 8 dhe 14 prill. 

Për sulmuesin Mohamed Salah ky do të jetë sezoni i fundit, pasi ikona e Egjiptit dhe Liveproolit njoftoi se do të largohet në fund të kampanjës. Ai i ka 255 gola të shënuar me “të kuqtë”. 

Trajneri Pep Guardiola nuk do ta udhëheqë skuadrën nga afër të shtunën pas suspendimit që e mori në fitoren 3:1 ndaj Newcastle Unitedit, në raundin e pestë të Kupës FA. 

City dhe Liverpooli kanë luajtur 220 herë mes vete. 110 fitore i ka Liverpooli, ndërsa 62 fitore i kanë takuar Cityt. 58 ndeshje janë mbyllur baras. 

Të shtunën nga ora 18:15, Chelsea përballet me Port Valen e kategorisë së tretë të futbollit anglez, ndërsa Arsenali nga ora 21:00 luan në udhëtim te Southamptoni i kategorisë së dytë. Të dielën, West Ham United luan me Leedsin nga ora 17:30.