Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në mungesë të Muriq e Shaipit, Bekaj në portë ndaj Andorrës

Visar Bekaj

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, pritet të paraqitet pa portierin Arijanet Muriq kundër Andorrës të dielën. Muriq po përballet me një lëndim, ndërsa ende nuk është marrë vendim përfundimtar nëse do të lirohet nga grumbullimi.

Ndërkohë portieri i dytë, Amir Shaipi, nuk është grumbulluar fare dhe rastin për t’u paraqitur nga minuta e parë kundër Andorrës do ta ketë, Visar Bekaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosovës të enjten iu bashkua edhe portieri i U21 të Kosovës, Altin Gjokaj.

Bekaj ka komentuar paraqitjen e Kosovës në ndeshjen e parë miqësore ndaj Çekisë në Pragë.

Kosova humbi nga çekët të dielën e kaluar me rezultat 2:1.

“Në pjesën e parë ndoshta nuk kemi luajtur shumë mirë, por në pjesën e dytë jemi rikthyer. Janë ndeshje testuese dhe po besoj që disa lojtarë mund të vijnë në shprehje, të cilët nuk kanë ardhur më herët. Ndeshja me Andorrën ndoshta duket e lehtë në letër, por nuk ka kundërshtar të lehtë në arenën ndërkombëtare. Duhet të fokusohemi, të japim 100 % nga vetja dhe në fund e shohim rezultatin”, ka thënë Bekaj.

Ai uron ta ketë rastin ndaj Andorrës.

“E kam thënë shumë herë që është nder të jesh pjesë e kombëtares, pastaj po të erdhi rasti mirë, nëse jo...”, është shprehur Bekaj, i cili ndihet krenar që është pjesë e Kosovës.

Bekaj 29-vjeçar është pjesë e Tiranës, ndërsa me fanellën “dardane” ka nëntë paraqitje.

Kosova të enjten gjatë ditës e zhvilloi seancën e radhës përgatitore për ndeshjen miqësore ndaj Andorrës.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se lojtarët kanë treguar “përkushtim e seriozitet maksimal” në stërvitje.