Ish-portieri i Rumanisë, Florian Prunea, thotë se Kosova do të ishte kundërshtare më e përshtatshme për Rumaninë në finale të plejofit për Kupën e Botës 2026.
Ai ka thënë se Rumania do t’i kishte gjasat reale për fitore ndaj Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, as Rumania e as Kosova nuk e kanë të sigurtë finalen e 31 marsit.
Rumania duhet ta mposhtë Turqinë në gjysmëfinale, kurse Kosova përfaqësuesen e Sllovakisë.
“Do të doja të vazhonim me Kosovën, sepse Sllovakia më duket jashtëzakonisht e fortë, më e fortë se Kosova. Kosova ka trajner të jashtëzakonshëm. E njoh Franco Fodan. Sllovakia është më e vendosur, më e organizuar, më e fortë fizikisht”, ka thënë ish-portieri i Rumanisë.
Rumania e Kosova janë përballur katër herë në të kaluarën.
Rumunët kanë fituar tri herë. Njëra prej fitoreve ishte me rezultat zyrtar. Një ndeshje përfundoi 0:0.