Te Suedia e kanë pritur rëndë humbjen 2:0 nga Zvicra, të premten mbrëma në Solna. Suedia mbetet me vetëm një pikë, ndërsa Zvicra i ka nëntë.
Lojtarët e Suedisë janë fishkëllyer nga tifozët, ndërsa tashmë po kërkohet dorëheqja e selektorit Jon Dahl Tomasson.
“I kuptoj tifozët, ata duan rezultate dhe fitore. Futbolli ka të bëj me emocionet”, ka thënë danezi Tomasson.
Suedia tani luan me Kosovën, të hënën. Do të jetë ndeshje vendimtare për të dy përfaqësueset.