“Fiasko” po vlerësohet humbja që Suedia e pësoi nga Kosova të hënën mbrëma në Goteborg.
Danezi Jon Dahl Tomasson ka refuzuar të jap dorëheqje nga posti i selektorit, por ai pritet të shkarkohet së shpejti.
Kështu ka shkruar gazeta e njohur “Sportbladet”.
Thuajse të gjitha figurat e futbollit në Suedi kanë bërë thirrje për largimin e Tomassinit.
Suedia e ka vetëm një pikë, ndërsa ka humbur tri ndeshjet e fundit. Megjithatë suedezët pritet të paraqiten në plejofin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, si fituesë të njërit prej grupeve në Ligën e Kombeve.
Tashmë po përmenden emra se kush mund ta zëvendësojë Tomassonin në postin e selektorit të Suedisë. Por vendim zyrtar nuk ka ende.