Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neto i kërkoi falje 35 herë ‘djaloshit të topave’ pasi e shtyu

Pedro Neto

Pedro Neto u kritikua pas një episodi gjatë humbjes 5-2 të Chelseat ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, kur shtyu ‘djaloshin e topave’. Ngjarja ndodhi në minutat shtesë, kur sulmuesi portugez tentoi të kthejë shpejt topin në lojë dhe shtyu djalin, i cili e vonoi rikthimin e topit.

Me rezultatin 4-2 për PSG-në, dëshira e Netos për të kthyer topin shpejt në lojë u kthye në një përplasje fizike në vijën anësore. Shtytja e tij ndaj djalit drejt tabelave të reklamave u konsiderua “e neveritshme” nga tifozët në rrjetet sociale. Megjithatë, 26-vjeçari shpëtoi pa marrë karton të verdhë, por pritet një ndëshkim nga UEFA për sjellje jo sportive. Me t’u ekzekutuar rivënia anësore, Chelsea humbi topin, ndërsa PSG-ja shënoi golin e pestë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të zbutur situatën, Neto takoi djalin pas ndeshjes dhe i kërkoi falje personalisht, me ndihmën e bashkëlojtarit të tij në kombëtaren portugeze dhe lojtarit të PSG-së, Vitinha, për të siguruar që djaloshi të kuptonte arsyen e faljes.

Anësori i Chelseat gjithashtu i dhuroi fanellën dhe më pas kërkoi falje publikisht para kamerave të TNT Sports, duke theksuar se veprimi ishte jashtë karakterit të tij dhe ishte motivuar nga presioni i rezultatit të pafavorshëm. Ai pranoi se i kishte kërkuar falje djaloshit rreth 35 herë.

“I kërkova falje menjëherë dhe qeshëm, ai u gëzua që i dhashë fanellën, dhe i kërkova falje ndoshta 35 herë. Nuk e kuptoja atë që thoshte në frëngjisht, por qeshi, kështu që mendoj se e kuptoi se ishte në nxehtësinë e momentit. Nuk jam i tillë”, ka thënë Neto.

Ndeshja e kthimit do të luhet në “Stamford Bridge” të martën.