Newcastle Unitedi e ka mposhtur Aston Villan për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën FA.
Newcastle të shtunën në kuadër të raundit të katërt e mposhti Villan në udhëtim me rezultatin 3:1.
Tammy Abraham e kaloi në epërsi Villan në minutën e 14-të.
Newcastle i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 63-të me golin që e shënoi mesfushori Sandro Tonali.
Dhjetë minuta më pas, italiani Tonali, e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1.
Ndërsa sulmuesi gjerman, Nick Woltemade, shënoi për 3:1 në minutën e 88-të.
Villa nga minuta e parë shtesë e pjesës së parë luajti me një futbollist më pak në fushë pasi portieri Marco Bizot u ndëshkua direkt me karton të kuq.