Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gordon shkëlqen në fitoren e thellë të Newcastlet

Gordon

Anthony Gordon ka realizuar katër gola në fitoren shumë të thellë të Newcastlet kundër Qarabagut në Ligën e Kampionëve.

Me fitoren e arritur të mërkurën 6:1, Newcastle ka bërë hap shumë të madh drejt një të tetës së finales në Champions.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gordon realizoi golin e parë në minutën e tretë. Në minutën e 32-të shënoi golin e dytë nga penalltia, kurse një minutë më vonë kompletoi “hat-trickun”. Golin e katërt personal e shënoi po ashtu nga penalltia në minutën e 45-të. Nga një gol shënuan edhe Malick Thiaw (8’) dhe Jacob Murphy (72’).

Qarabagu shënoi golin e vetëm në minutën e 54-t. Golashënues ishte Elvin Cafarguliyev.

Ndeshja kthyese luhet në Angli më 24 shkurt.


Newcastle “shkel” Qarabagun në pjesën e parë, shkëlqen Gordon

Anthony Gordon ka realizuar katër gola, ndërsa Malick Thiaw një gol gjatë 45 minutave të pjesës së parë kundër Qarabagut në Ligën e Kampionëve.

Gordon realizoi golin e parë në minutën e tretë golin e parë. Në minutën e 32-të shënoi golin e dytë nga penalltia, kurse një minutë më vonë kompletoi “hat-trickun”. Golin e katërt personal e shënoi po ashtu nga penalltia në minutën e 45-të. Malick Thiaw shënoi në minutën e tetë golin e tij.

Është kjo ndeshja e parë e plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.