Neymar mund të luajë serish për ekipin përfaqësues të Brazilit në futboll këtë muaj, për herë të parë që nga tetori i vitit 2023.
Sipas “Globo Esporte”, superylli 34-vjeçar është në listën e zgjeruar të seleksionuesit Carlo Ancelotti për ndeshjet miqësore kundër Francës më 26 mars dhe Kroacisë më 1 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra përfundimtare ende nuk është përcaktuar, por Neymar ka gjasa të përfshihet.
Ai shkëlqeu së fundmi me dy gola për Santosin. Ai duket se është në formë të mirë.
Ancelotti ka theksuar më herët se dera është e hapur për Neymarin te Brazili, por vetëm nëse gjendja fizike e tij është e mirë. Ancelotti pritet të jetë i pranishëm në stadium për të parë nga afër ndeshjen ndërmjet Mirassolit dhe Santosit të martën mbrëma.