Futboll

Nivokazi shënon dy gola në fitoren e Sionit

Rilind Nivokazi

Golat e sulmuesit Rilind Nivokazi dolën të ishin vendimtarë për Sionin të martën mbrëma. Ai shënoi golin e dytë në minutën e 42-të dhe të tretin në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë në fitoren 3:2 të Sionit kundër St. Gallenit.

Ndeshja Sion – St. Gallen i takoi javës së 11-të në Superligën e Zvicrës.

Tani sulmuesi 25-vjeçar ka pesë gola në 11 paraqitje për Sionin këtë edicion.

Kreshnik Hajrizi kompletoi takimin, kurse Donat Rrudhani u inkuadrua në minutën e 71-të te Sioni.

Ndërkohë te St. Galleni deri në fund të takimit u paraqit Behar Neziri, kurse Shkëlqim Vladi u inkuadrua në minutën e 58-të. Albert Vallçi ishte në stol.

Sioni është në vendin e katërt me 18 pikë, kurse St. Galleni në pozitën e dytë me 21 pikë.