Futboll

Një 15-vjeçar thyen rekordin në Eredivisie

Një 15-vjeçar thyen rekordin në Eredivisie

Jadiel Pereira da Gama, vetëm 15-vjeçar, e ka thyer një rekord në kampionatin elitar të Holandës, Eredivisie. 

Mesfushori i PEC Zëolles hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 88-të të premten mbrëma, në fitoren 2:0 të skuadrës në udhëtim ndaj Telstarit. 

Pereira da Gama ishte vetëm 15 vjeç e 243 ditë kur u inkuadrua në lojë. 

Përzgjedhësi Ronald Koeman ishte në tribuna, pasi djali i tij, Ronald Junior, është portier i Telstarit. 

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga Wim Kras i Volendamit, në nëntor të vitit 1959. Ai ishte vetëm 15 vjeç e 290 ditë.

“Dua të luajë në Ligën e Kampionëve. Ideale do të ishte kur të jem 16-vjeçar – si Lamine Yamal”, ka thënë Pereira da Gama pas ndeshjes.