Një tifoz i futbollit vdiq gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Portugalisë, pasi ra nga një kat siper në një zonë të mediave. Një zyrtar i UEFA-s konfirmoi se një person pësoi lëndime fatale nga një rrezim.
Incidenti ndodhi gjatë vazhdimit të parë në stadiumin e Munihut në Gjermani. Personeli mjekësor, rojet dhe policia rrethuan zonën, shkruan AP.
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, foli për incidentin në fillim të konferencës për shtyp.
“Para se të fillojmë me pyetjet do të doja të shprehja ngushëllimet e mia sepse një tifoz vdiq sot në tribuna. Ngushëllime për familjen”, ka thënë De la Fuente.