Portieri i Bodo/Glimtit, Nikita Haikin, është bërë me shtetësi të Norvegjisë, duke hapur rrugën për ftesë të Norvegjisë për Kupën e Botës në futboll.
30-vjeçari është i lindur në Izrael, ndërsa u rrit dhe u zhvillua në Rusi. Ai ka jetuar në Norvegji që nga viti 2019, ndërsa në vitin 2023 kishte një periudhë në Angli te Bristol City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaikin ka përfaqësuar Rusinë në kategori të reja, por martesa me një shtetase të Norvegjisë dhe qëndrimi pesëvjeçar në këtë vend ia kanë mundësuar natyralizimin, shkruan Reuters.
Haikin ishte vendimtar te Bodo/Glimti në vjetët e fundit. Ai tani shihet si konkurrent i portierit të parë të Norvegjisë, Orjan Nyland.
FIFA duhet ta aprovojë ndryshimin e nacionalitetit të Haikinit që ai të luajë për Norvegjinë.