Mërgim Vojvoda e përcolli nga tribuna ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë të Comos kundër Interit.
Mbrojtësi i Kosovës nuk ishte pjesë e ekipit të drejtuar nga Cesc Fabregas për ndeshjen e luajtur të martën mbrëma në Milano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk pati njoftim nga Como për mungesën e Vojvodës. Nuk pati as raportime nga mediat për arsyen e mungesës së Vojvodës, i cili ka qenë prej lojtarëve të rëndësishëm të Comos në edicionin aktual.
“Mbrojtësi i krahut nuk ishte as në stol. Arsyet mbeten për t’u parë, por edhe ai mund të vuajë eliminimin nga Kupa”, shkruan “tuttomercatoweb” të mërkurën.
Como u eliminua nga Interi në gjysmëfinale të Kupës pas disfatës 3:2.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 0:0.