Futboll

Nuk jep fitues derbi francez

Lille

Dy gola janë shënuar në derbin e xhiros së 32-të të Ligue 1 të Francës. Ndeshja Lille – Marseille e luajtur të dielën, përfundoi baras, 1:1.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Marseille kaloi në epërsi në minutën e 57-të me golin e Amine Gouiri, kurse Matias Fernandes-Parado në minutën e 74-t barazoi rezultatin në 1:1, rezultat me të cilin edhe përfundoi derbi i Francës.

Edon Zhegrova vazhdon të mbetet jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Marseille mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, kurse Lille në vendin e pestë me 57 pikë, sa kanë edhe Nice dhe Strasbourgu.