Katër gola u shënuan në ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës. Por ndeshja e luajtur të dielën në “Bajram Aliu” në Skenderaj nuk dha fitues. Ndeshja e javës së 27-të përfundoi baras, 2:2.
Drenica ishte dy herë në epërsi, por Prishtina në fund fitoi një pikë në Skenderaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të.
Dren Zeqiri i Prishtinës shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë ndaj Jan Solerit të Drenicën në minutën e 28-të.
Pas rishishikimit të situatës me VAR-, gjyqtari Genc Nuza akordoi penallti, të cilën në gol e shndërroi Ronaldo.
Prishtina e barazoi rezultatin në minutën e 50-të. Mario Ilievski shënoi me asistim të Leotrim Kryeziut, realizatorit të golit të barazimit 2:2 në minutën e 85-të.
Goli i Ilievskit u pranua pas rishikimit të situatës me VAR. Kishte dyshime se Ilievski preku topin me dorë para se të shënonte golin e barazimit.
Drenica për herë të dytë në epërsi kaloi me golin e shënuar nga Kreshnik Uka në minutën e 61-të. Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Prishtina. Te Prishtina ka luajtur edhe asistuesi i golit për 2:1, Igball Jashari.
Kapiteni i Prishtinës, Leotrim Kryeziu ia siguroi Prishtinës një pikë me golin e shënuar me kokë në minutën e 85-të pas topit të kthyer nga portieri i Drenicës.
Prishtina ka 42 pikë sa edhe Gjilani, kurse Drenica zë vendin e nëntë me 29 pikë.