Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit, që i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.

Gola nuk janë shënuar.

Është luajtur ndeshje e fortë, kryesisht në mesfushë, dhe pa shumë raste të krijuara.

Shpresohet që pjesa e dytë të jetë më e zjarrtë.

Edon Zhegrova është në stol te Juve dhe ka gjasa që të debutojë.

Zhegrova debuton në spektaklin me plot tetë gola

53 min. më parë / 16 sht 2025 23:01
Juventus

Juventusi e Borussia Dortmundi kanë luajtur ndeshje të zjarrtë të martën mbrëma. Dhe spektakli me plot tetë gola nuk dha fitues.

Juve e Dortmundi u përballën në Torino, në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. Te Juventusi në këtë superndeshje debutoi Edon Zhegrova. Për sulmuesin e Kosovës është paraqitja e parë që nga 15 dhjetori i vitit të kaluar. Në fund të afatit kalimtar veror, Zhegrova kaloi nga Lille te gjiganti italian.

Zhegrova u aktivizua në minutën e 87-të, në vend të Kenan Yildizit. Rezultati ishte 4:2 për Dortmundin dhe shumica e njerëzve menduan se çështja e fituesit ishte zgjedhur.

Por Zhegrova dha kontribut që rezultati në fund të jetë 4:4. Ylli i Kosovës ishte pjesë e aksionit të golit të fundit, të shënuar nga Juventusi në minutën e gjashtë shtesë.

Lloyd Kelly shënoi golin e festës së madhe në Torino. Juventusi e ngushtoi rezultatin në 4:3 në minutën e 94-t, kur shënoi Dushan Vlahoviq. I njëjti lojtar asistoi për 4:4.

Ishte fund i shkëlqyer i një spektakli plot gola.

Të gjithë tetë golat u shënuan në pjesën e dytë. Dhe secili gol ishte më i mirë se tjetri.

Karim Adeyemi e kaloi në epërsi 1:0 Dortmundin në minutën e 52-të. Pasuan tre gola shumë të shpejtë.

Kenan Yildiz shënoi supergol për 1:1 në minutën e 63-të. Menjëherë në minutën e 65-të Dortmundi e ktheu epërsinë 2:1. Felix Nmecha shënoi me asistim të Adeyemit.

Por gol u shënua edhe në portën tjetër, menjëherë në minutën e 67-të. Yildizi asistoi për rezervistin Dushan Vlahoviq, që shënoi për 2:2.

Yan Couto shënoi për 3:2 në të mirë të Dortmundit në minutën e 74-t. Më pas gjermanët fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi Ramy Bensebaini në minutën e 86-t.

Pasoi aktivizimi i Zhegrovës dhe episodi i fundit i dramës.

Zhegrova ishte shumë aktiv, ndonëse luajti pak. E mori përgjegjësinë në krahun e djathtë, duke qenë i rrezikshëm për mbrojtjen e Dortmundit.

Më shumë minuta priten për Zhegrovën në ndeshjet e ardhshme të Juventusit. Sinjalet e tij të para ishin pozitive.

Spektakël futbolli, Juventusi barazon në 4:4

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:53
Lloyd Kelly

Juventusi ka barazuar në 4:4 ndaj Dortmundit me dy gola të minutave shtesë.

Lloyd Kelly shënoi për 4:4 në minutën e 96-të, pasi Vlahoviq ngushtoi në 4:3 në minutën e 94-t.

VIDEO:

Debuton Zhegrova

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:44
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka debutuar te Juventusi.

Ai është aktivizuar në minutën e 87-të në vend të Kenan Yildiz.

Goli i gjashtë, Dortmundi drejt fitores

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:42
Karim Adeyemi

Borussia Dortmundi po udhëheq 4:2 ndaj Juventusit në Torino.

Golin e gjashtë në ndeshje, të katërtin për ekipin gjerman, e realizoi Ramy Bensebaini. Ai konkretizoi penallti në minutën e 86-të.

Superndeshje në Torino, Dortmundi udhëheq 3:2

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:31
Yan Couto

Dortmundi e ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Për 3:2 në të mirë të ekipit gjerman realizoi Yan Couto në minutën e 74-t.

VIDEO:

Tjetër gol në Torino, 2:2

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:26
jvue

Nuk po ndalen golat në ndeshjen Juventus – Dortmund.

Për 2:2 shënoi Dushan Vlahoviq në minutën e 68-të.

Gola janë shënuar në minutën e 52-të, 64-t, 65-të e 68-të.

VIDEO:

 

Golat e Yildiz dhe Nmecha:

E pabesueshme, Dortmundi kthen epërsinë

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:22
Felix Nmecha

Borussia Dortmund ka kthyer epërsinë menjëherë në minutën e 65-t.

Felix Nmecha shënoi supergol në Torino, në aksionin e parë pas golit të Yildizit të Juventusit.

VIDEO:

 

 


Supergol nga Yildiz, barazon Juve

Kenan Yildiz ka shënuar supergol për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen e Juventusit ndaj Dortmundit.

Ylli turk realizoi për Juven në minutën e 64-t.

VIDEO:

Supergol nga Yildiz, barazon Juve

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:21
Kenan Yildiz

Kenan Yildiz ka shënuar supergol për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen e Juventusit ndaj Dortmundit.

Ylli turk realizoi për Juven në minutën e 64-t.

Dortmundi në epërsi, shënon Adeyemi

1 o. më parë / 16 sht 2025 22:10
Karim Adeyemi

Borussia Dortmundi po udhëheq 1:0 ndaj Juventusit.

Karim Adeyemi shënoi gol të bukur në minutën e 52-të.

VIDEO: