Nuri Shahin është trajner i ri i Borussia Dortmundit.
Shahini 35-vjeçar, të premten firmosi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. Ai e zëvendëson Edin Terziqin që dha dorëheqje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është nder i madh për mua të jem në gjendje të drejtoj Borussia Dortmundin. Dua të falënderoj të gjithë përgjegjësit në klub për besimin. Mezi pres të nis punën. Nga dita e parë do të bëjmë çdo gjë që mundemi me shumë energji dhe pasion për të arritur sukses maksimal”, ka thënë Shahin.
Shahin deri më tani ishte asistent i Terziqit.
Si trajner i parë punoi tek Antalyaspori në Turqi.
Për Turqinë i ka 52 ndeshje. Ai për kohë të gjatë ishte prej lojtarëve kryesorë të Dortmundit. Ka luajtur edhe për skuadra të tjera të mëdha evropiane.