Futboll

Osasuna mposht Atleticon, mbetet në garë për Evropë

Osasuna

Osasuna ka fituar përballë Atletico Madridit dhe ka vazhduar garën e fortë për kupat evropiane, dy xhiro pa u mbyllur kampionati i La Ligas.

Osasuna me pikët e fituara të enjten mbrëma pas fitores 2:0, ka 48 pikë në vendin e nëntë, aq sa ka edhe Rayo Vallecano në vendin e tetë që siguron kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Atletico që e ka siguruar Ligën e Kampionëve, zë vendin e tretë me 70 pikë.

Alejandro Catena në minutën e 25-të dhe Ante Budimir tetë minuta para fundit, i shënuan golat e fitores.