Lojtari i Kosovës, Leart Paçarada, ka ndryshuar skuadër por ka mbetur në Bundesligë.
Futbollisti i krahut të majtë të enjten kaloi nga Kolni te Heidenheimi. Me Heidenheimin, 30-vjeçari firmosi për dy vjet.
Ai nuk bënte pjesë në planet e Kolnit dhe ishte lënë i lirë të gjente skuadër tjetër.
"Jemi të lumtur që kemi siguruar një lojtar me përvojë që ka ofruar shumë për skuadra si Sandhausen e St Pauli e së fundi te Kolni", ka thënë Holger Sanwald, shef ekzekutiv i Heidenheimit.
Paçarada është shprehur i sigurt se do të jetë i suksesshëm te skuadra e re.