Gorica është përshëndetur me tetë futbollistë të martën dhe në mesin e tyre ka qenë edhe 22-vjeçari i qendrës së mesfushës, Adrion Pajaziti.
Pajaziti, i cili i shënoi golat e fitores së Goricas ndaj Osijekut dhe Dinamos, si dhe në barazimin me Hajdukun në sezonin e kaluar në elitën kroate, pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha, në mesin e tyre edhe Rijeka dhe Hajduku.
Pajaziti, shkruan mediumi kroat “Dalmatian”, është kontaktuar nga Ivan Rakitiq, ish-futbollisti i Barcelonës, që tani aktivizohet te Hajduku i Splitit.
Kroatët kanë shkruar se Rakitiqi ka biseduar me reprezentuesin e Shqipërisë dhe i ka treguar për atmosferën e veçantë në stadium si dhe planet që klubi i ka për të ardhmen.
Pajaziti ka qenë te grupmoshat U19 dhe U20 të Shqipërisë, ndërsa më pas ka luajtur edhe për Kosovën U21 dhe Shqipërinë U21.
Te Shqipëria A debutoi më 21 mars dhe i ka dy paraqitje.
Ka luajtur në kualifikimet e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Pajaziti ishte i huazuar nga Fulhami te Gorica. Skuadra angleze e ka të drejtën e vazhdimit të kotnratës së tij edhe për një vit tjetër.