Skuadra braziliane, Palmeiras, është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube që po mbahet në SHBA.
Palmeiras të shtunën në kuadër të një të tetës së finales e mposhti Botafogon me rezultatin 1:0 pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Koha e rregullt përfundoi baras 0:0.
Golin e fitores për Palmeirasin e realizoi Paulinho në minutën e 100-të.
Gjashtë minuta më pas, Palmeirasi mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Gustavo Gomez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh.
Palmeirasi e mbylli Grupin A në vendin e parë me pesë pikë.