Palmeirasi brazilian dhe dy herë kampionia e Evropës, Porto, kanë barazuar pa gola në ndeshjen e tyre hapëse në Kupën e Botës për Klube. Ndeshja u luajt në natën mes të dielës e të hënës.
Dy skuadrat me nam u përballën në NewYork para 46 mijë e 275 shikuesve. Stadiumi “MetLife” ishte gjysmë i mbushur.
Palmeirasi kishte më shumë gjuajtje, 17-11, ndërsa topin e kishte në 55 për qind të kohës. Këto dy skuadra janë në Grupin A. Edhe ndeshja e parë e këtij grupi, mes Al Ahlyt dhe Inter Miamit, nuk kishte dhënë gola.
Më 19 qershor, Palmeirasi luan ndaj Al Ahlyt, ndërsa Inter Miami përballet me porton.