Ylli i Chelseat, Cole Palmer, pritet të mungojë edhe të paktën katër ndeshje për shkak të lëndimit muskulor.
Palmer që nga fillimi i sezonit i ka luajtur vetëm katër ndeshje, ndërsa i ka munguar edhe Anglisë.
Ai pësoi lëndim në fazën parasezonale.
Sipas “Daily Mail”, stafi mjekësor i Chelseat nuk e konsideron opsionin e operimit, por ai pritet të mungojë edhe të paktën një muaj deri në shërimin e plotë.
Palmer do të mungojë ndaj Nottingham Forestit, Ajaxit, Sunderlandit të Granit Xhakës dhe Wolverhamptonit.
Te Chelsea shpresojnë që ai të jetë i gatshëm më 1 nëntor, në ndeshjen në udhëtim ndaj Tottenhamit.