Futboll

Parisi kërkon të kthehet te fitorja

PSG

Foto: Associated Press

Paris Saint-Germaini të hënën u befasua duke u mposhtur 1:0 në derbin e elitës franceze nga Marseille.

Për parisienët ishte disfata e parë pas katër fitoreve radhazi.

Skuadra e Luis Enriques shpreson që t’u kthehet menjëherë rezultateve pozitive në Ligue 1.

PSG të shtunën nga ora 21:05 e pret Auxerren. Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë të elitës franceze. Parisi ka 12 pikë, nga sa i kanë edhe disa skuadra të tjera.

Mbrëmja e së hënës megjithatë ishte e veçantë për PSG-në. Sulmuesi Ousmane Dembele e fitoi “Topin e Artë”, kurse Luis Enrique e fitoi çmimin e trajnerit të vitit. Po ashtu Parisi u shpall klubi më i mirë i vitit.

Te Parisi do të mungojë sërish Dembele, kurse mund të kthehen Bradley Barcola, Desire Doue dhe Joao Neves.

Auxerre javën e kaluar u kthye te fitorja, pas tri humbjeve radhazi. E mposhti Toulousen me rezultatin 1:0.

Të dielën nga ora 17:15 do të luhet derbi ndërmjet Lillet dhe Lyonit.

Lille ka dhjetë pikë, kurse Lyoni ka 12 pikë.