Partizani i Tiranës është bërë me trajner të ri. Klubi tiranas i futbollit të hënën mbrëma e zyrtarizoi trajnerin serb, Aleksandar Veselinoviq.
“Aleksandar Veselinoviq merr zyrtarisht drejtimin e Partizanit. Trajneri 54-vjeçar është prezantuar sot në konferencën për media nga drejtori sportiv i klubit, Arbër Abilaliaj”, shkruan në njoftimin e klubit të famshëm tiranas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeselinoviq është i lindur në një qytet që tani është në Kroaci. Ka karrierë të gjatë në futboll. Pos klubeve serbe ka drejtuar edhe klube në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Arabi Saudite.