Futboll

Pas debutimit te Shqipëria, Gripshi vazhdon me gol tek Astana

Nazmi Gripshi

Pas debutimit te Shqipëria me asistim ndaj Jordanisë në fitoren 4:2, Nazmi Gripshi ka vazhduar me formë të mirë edhe tek Astana në Kazakistan. 

Gripshi e shënoi golin e 16-të të edicionit, krahas gjashtë asistimeve, në fitoren 5:3 të dielën ndaj Aktobes. 

Me këtë fitore, Astana ka mbajtur gjallë shpresat për ta fituar kampionatin. Ka 56 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Kairat Alamty lider. 

Ndeshja Kairat Alamty – Astana luhet më 26 tetor dhe vendos për titull. 

Gripshi, mesfushori 28-vjeçar me tipare sulmuese që është golashënuesi më i mirë i ligës, shënoi nga penalltia për 4:2 në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.