Futboll

Pena i lumtur me ardhjen e Szczesnyt te Barça

Szczesny

Portieri Inaki Pena është i kënaqur që ka mundësinë për të stërvitur me Wojciech Szczesnyn, i cili ka përvojë të gjatë në klube të ndryshme.

Pena ka theksuar se përvoja e polakut e ndihmon shumë Barcelonën, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Pena ishte portier i parë i Barçës pas lëndimit të gjermanit, Marc-Andre Ter Stegen.

“Szczesny është një djalë shumë i mirë. Ai ka shumë përvojë, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, dhe do të na ndihmojë shumë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Në nivel personal, jam shumë i lumtur që punoj me të”, ka thënë Pena në një intervistë të hënën për “Mundo Deportivon”.

25-vjeçari ka startuar në pesë ndeshjet e fundit të Barçës.

Szczesny ende nuk ka debutuar me Barçën. Ai u kthye nga pensionimi për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll.