Ish-mesfushori i Anglisë, Adam Lallana, është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 37-vjeçare.
Lallana, i cili i luajti 34 ndeshje për shtetin e tij, u kthye në Southampton në sezonin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte vetëm pesë herë titullar te kjo skuadër, që ra në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Lallana ka punuar edhe si trajner, dhe njëjtë do të veprojë edhe në sezonin e ri në “St Mary’s”, me trajnerin e ri, Will Still.
Lallana iu bashkua Liverpoolit nga Southamptoni në vitin 2014 për 25 milionë funte.
Me “të kuqtë”, Lallana e fitoi Premier Leaguen dhe Ligën e Kampionëve.
“Jam krenar me të arriturat në karrierë dhe nuk jam pishman për asgjë”, ka shkruar ndër të tjera Lallana në rrjetet sociale.