Futboll

Përçarje te Suedia në prag të ndeshjes me Kosovën

Suedia

Portieri veteran i Suedisë, Robin Olsen, ka njoftuar për pensionimin nga kombëtarja suedeze pasi i është thënë nga përzgjedhësi Jon Dahl Tomasson se nuk është më zgjedhja e parë.

35-vjeçari bëri gabim të madh te goli i parë i Sllovenisë në barazimin 2:2 muajin e shkuar në kualifikimet për Botëror. E ai u paraqit edhe në humbjen 2:0 nga Kosova ditë më pas, në paraqitjen e 79-të për Suedinë.

Të martën, Federata Suedeze njoftoi për pensionimin e futbollistit, ndërsa vetë ai në një intervistë të publikuar nga gazeta “Aftonladet” të mërkurën, ka thënë se vendimi për pensionim te kombëtarja do të vlejë derisa Tomassoni të jetë përzgjedhës. “Ai është udhëheqës nën të cilin nuk dua të punoj”, ka thënë ai.

Olsen ka thënë se Tomassoni i kishte thënë muajin e shkuar se më nuk është numri 1 te Suedia, por se më pas i ishte thënë se nuk ka më probleme.

Tomassoni pritet ta publikojë listën ndaj ndeshjeve të ardhshme të Suedisë për tetor me Zvicrën dhe Kosovën. Viktor Johansson pritet të jetë portieri kryesor.

Olsen, që tash është te Malmo, ka luajtur për 10 vjet te Suedia.

Në një deklaratë të publikuar nga Federata Suedeze, ai e ka vlerësuar “nder të madh përfaqësimin e shtetit”.

Robin Olsen
Robin Olsen