Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar të enjten listën e 27 lojtarëve për ndeshjen kundër Kosovës.
Në listën e lojtarëve Calzona ka përfshirë edhe dy yjet, kapitenin Milan Skriniar dhe mesfushorin me përvojë, Stanislav Lobotka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSllovakët do të përballen me Kosovën në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Ndeshja luhet më 26 mars në Stadiumin Nacional në Bratislavë.
Skriniar u lëndua në ndeshjen që Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit më 19 shkurt, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës. Që nga ajo kohë nuk ka luajtur fare. Ka raportime se Skriniar ka pas gjasa të paraqitet ndaj Kosovës.
Në dyshim është edhe lojtari me përvojë Stanislav Lobotka.
"Skriniar po lufton me një dëmtim të rëndë, po bën çmos që të jetë me ne dhe të na ndihmojë të paktën në një ndeshje. Shpresojmë që të jetë në të dyja. Lobotka tashmë po stërvitet me ekipin, por 20 ditë mungesë nuk janë të mira për asnjë lojtar. Ne besojmë se ai do të jetë i gatshëm dhe sa më i përdorshëm të jetë e mundur”, ka thënë Calzona.
Ai i gëzohet edhe kthimit të lojtarëve. Pas afërsisht dy vjetësh e gjysmë, Sllovakisë i kthehet mbrojtësi i Mallorcas, Martin Valjent.
Trajneri Francesco Calzona theksoi rëndësinë e ndeshjes ndaj Kosovës gjatë konferencës për media të enjten.
“Ky është një moment historik për vendin tonë. Ne nuk jemi të interesuar për asgjë tjetër përveç futbollit”, ka thënë Calzona.
Calzona pret atmosferë të zjarrtë në tribuna.
“Një falënderim i madh për shikuesit. Nuk është hera e parë që shiten të gjitha biletat. Ata u rikthyen në stadium, gjë që ishte dëshira ime kur erdha në Sllovaki. Fakti që ata po vijnë në ndeshje tregon se ekipi ka arritur diçka. Shikuesit na kanë ndihmuar në shumicën e rasteve dhe besoj se kështu do të jetë edhe tani”, është shprehur Calzona.
Trajneri italian i Sllovakisë ka theksuar se Kosova është një përfaqësuese e rrezikshme dhe e papërshtatshme. Ai ka komentuar mungesën e kapitenit, Amir Rrahmani.
Calzona me Rrahmanin ka punuar si trajner për një periudhë te Napoli.
“Humbja e Rrahmanit, i cili luan për Napolin, është e madhe për Kosovën. Megjithatë, ata kanë disa lojtarë cilësorë nga Serie A italiane ose Bundesliga gjermane, dhe vlera e tregut të skuadrës së kundërshtarit është më e lartë se e jona. Është një ekip i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm”, ka thënë Calzona.
Ai pret 100-përqindëshin nga lojtarët në ndeshjen ndaj Kosovës.
“Gjatë një viti e gjysmë të kaluar, gjithmonë kemi pasur probleme me përbërjen e ekipit, është njësoj edhe tani. Përveç lojtarëve të përmendur tashmë, Haraslin ka edhe probleme të vogla shëndetësore, Leo Sauer është stërvitur me ekipin për dy ditë. Megjithatë, nuk dua të kërkoj justifikim. Lojtarët që janë përfshirë e kanë sjellë ekipin këtu, është meritë e tyre. Do të kërkoj 100 për qind prej tyre dhe besoj se do të japin më të mirën e tyre, ashtu siç kanë bërë në të kaluarën. Pikëpamja ime për ta nuk do të ndryshojë, pavarësisht se si shkojnë këto ndeshje”, ka thënë Calzona.