Futboll

Pezullohet ndeshja Auckland City – Boca Juniors

Pezullohet ndeshja Auckland City – Boca Juniors

Ndeshja ndërmjet Auckland Cityt dhe Boca Juniorsit, është pezulluar përkohësisht për shkak të motit të keq.

Një stuhi e fortë pranë Geodis Park në Nashville i detyroi organizatorët të ndërpresin ndeshjen.

Asgjë nuk është vendosur ende në fushë. Rezultati është 1:1.

Për Aucklandin, ekipin gjysëmamator, po paraqitet nga fillimi i ndeshjes mbrojtësi kosovar, Regont Murati.

Në Botërorin e klubeve që po mbahet në Amerikë, disa ndeshje janë ndërprerë përkohësisht për shkak të stuhive të mundshme.