Futboll

Derbi i madh anglez nuk jep fitues

Chelsea - Arsenal

Ka përfunduar baras 1:1 derbi i madh anglez ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën mbrëma dhe i takoi javës së 13-të të Premier Leagues së Anglisë.

Të dyja skuadrat shënuan nga një gol në pjesën e dytë. Fillimisht Chelsea kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Trevoh Chalobah në minutën e 48-të.

Por lideri Arsenali barazoi shifrat 11 minuta më vonë. Saktësisht në minutën e 59-të, Mikel Merino, me asistim të Bukayo Sakas, realizoi golin e barazimit 1:1 për Arsenalin, që mban vendin e parë me 30 pikë.

Chelsea është në pozitën e tretë me 24 pikë, kurse Manchester City zë vendin e dytë me 25 pikë.


Arsenali barazon rezultatin

Mikel Merino ka shënuar golin e barazimit në derbin e madhe të Anglisë.

Merino shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 59-të të ndeshjes kundër Chelseat. 

Ai u asistua nga Bukayo Saka.


Chelsea në epërsi ndaj Arsenalit

Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit.

Për 1:0 realizoi Trevoh Chalobah në minutën e 48-të. Nga minuta e 38-të, Chelsea është duke luajtur me një futbollist më pak në fushë.

Moises Caicedo shkaktoi ndërhyrje shumë të ashpër në mesfushorin Mikel Merino.

Gjyqtari kryesor, Anthony Taylor, e pa situatën sërish në VAR dhe e përjashtoi Caicedon direkt me të kuq.

 

 


Pjesa e parë e superderbit mbyllet baras

Pjesa e parë e superderbit anglez ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit është mbyllur baras. 

Arsenali pati rast të mirë për shënim në pjesën e parë me Bukayo Sakan, por gjuajtja e tij nuk ishte e saktë për ta mposhtur portierin Robert Sanchez të Chelseat. 

Nga minuta e 38-të, Chelsea mbeti me një pak futbollist në fushë. 

Moises Caicedo shkaktoi ndërhyrje shumë të ashpër në mesfushorin Mikel Merino. 

Gjyqtari kryesor, Anthony Taylor, e pa situatën sërish në VAR dhe e përjashtoi Caicedon direkt me të kuq. 

Ndeshja Chelsea – Arsenal i takon xhiros së 13-të të Premier Leagues. 

Arsenali është lider në tabelën e Premier Leagues.