Futboll

Pjesa e parë e supersfidës mes Atleticos dhe Realit mbyllet baras

Real Madrid

Ka përfunduar baras pjesa e parë e supersfidës që është duke u zhvilluar ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.

Robin Le Normand e kaloi në epërsi Atleticon në minutën e 14-të.

Reali shifrat i barazoi në minutën e 25-të me golin që e shënoi Kylian Mbappe.

Guler e kaloi në epërsi Realin në minutën e 37-të por vendësit në minutën e tretë shtesë të pjesë së parë e barazuan rezultatin në 2:2 me golin që e realizoi Alexander Sorloth. Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të La Ligas.

Lexo përditësimet tjera
Atletico e shkatërron Realin në derbin e Madridit

Atletico e shkatërron Realin në derbin e Madridit