Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini ndal ecurinë e fitoreve të Malishevës

Malisheva

Dukagjini e ka ndalur ecurinë e tri fitoreve rresht të Malishevës në të gjitha garat.

Të shtunën në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva dhe Dukagjini barazuan pa gola në ndeshjen ku pati shumë raste shënimi, por jo edhe gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Dukagjinin ishte barazimi i dytë rresht, pas atij me Gjilanin.

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva mbetet në pozitën e katërt me 34 pikë, pa e shfrytëzuar mundësinë që të ngjitet lartë në tabelë.

Ndërkohë, Dukagjini një pozitë më poshtë, i pesti, ka 31 pikë gjithsej.

Si Dukagjini ashtu edhe Malisheva, mundësi për të fituar trofe do të kenë edhe përmes Kupës së Kosovës. Të dyja janë kualifikuar në çerekfinale të garës.

Malisheva do të luajë në udhëtim te Llapi, derisa Dukagjini në shtëpi përballë Feronikelit 74.


Pjesa e parë në “Liman Gegaj” mbyllet baras

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit është mbyllur baras.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 21-të të elitës së futbollit kosovar dhe po zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Pati raste nga të dyja skuadrat por gola nuk u shënuan.

Me fitore, të dyja i afrohen kreut të tabelës.