Leonard Pllana u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi gol të shtunën, por skuadra e tij Gimpo, u mposht 4:1 në udhëtim te Busani.
Ndeshja i takoi xhiros së 36-të të kategorisë së dytë të futbollit në Korenë e Jugut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPllana e shënoi golin e vetëm për Gimpon në minutën e parë të kohës shtesë nga penalltia.
Ai ka pesë gola e katër asistime në edicionin aktual.
Gimpo ka 51 pikë në vendin e tetë, tri më pak se Busani i vendit të shtatë.