Mauricio Pochettino ka debutuar me fitore si përzgjedhës i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në futboll, pas fitores 2:0 ndaj Panamasë në ndeshjen e zhvilluar në Teksas, të shtunën pas mesnate.
Mesfushori i Milanit, Yunus Musah, e shënoi golin e parë katër minuta pas pushimit, kurse zëvendësuesi Ricardo Pepi e vendosi fitoren në miqësore, me golin e minutës së 94-t. Pochettino si trajner karrierë ka bërë te Southamptoni, Chelsea dhe Tottenhami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelektor i ri i SHBA-së u bë në muajin shtator, pas largimit të Gregg Berhalterit.
Berhalter u shkarkua në muajin korrik pasi u eliminua nga faza grupore e Kupës së Amerikës, ku SHBA-ja kishte pësuar disfatë edhe nga Panamaja.
SHBA-ja do të jetë nikoqire e Kupës së Botës 2026, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën. Miqësorja e radhës e SHBA-së do të jetë kundër Meksikës të martën në Guadalajara.