Mauricio Pochettino e ka pësuar disfatën e parë në krye të Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të martën pas mesnate, Pochettino dhe SHBA-ja u mposhtën nga Meksika në ndeshje miqësore, me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-trajneri i Chelseat, 52-vjeçari Pochettino, fitoi 2:0 ndaj Panamasë në debutim të dielën.
Sulmuesi i Fulhamit, Rual Jimenez, realizoi për mrekulli nga gjuajtja e lirë, ndërsa golin e dytë e shënoi Cesar Huerta.
Për Meksikën ishte fitorja e parë ndaj SHBA-së pas ecurisë prej shtatë ndeshjeve pa fitore.
Në këtë ballafaqim u përshëndet edhe futbollisti me më së shumti paraqitje te Meksika, Andres Guardado.
Guardado ka luajtur në 182 ndeshje për meksikanët.