Futboll

Pogba kthehet pas 25 muajsh

pogba

Pas periudhës së errtë në karrierë, Paul Pogba do ta ketë shansin të kthehet në fushën e lojës sërish. 

Tre muaj pas transferimit te Monaco, francezi po përgatitet për të debutuar pasi është duke e sanuar një lëndim. 

Trajneri Adolf Hutter ka theksuar se Paul Pogba mund të luajë më 18 tetor kundër Angersit. 

Ndeshja e fundit e Pogbas si futbollist aktiv ishte kundër Empolit në vitin 2023, sa ishte pjesë e Juventusit. 

“Paul Pogba mund të jetë i gatshëm për lojë më 18 tetor. Jemi duke e ngritur formën e tij fizike, dhe ai mund të luajë 20 minuta në ndeshjen e parë”, ka thënë Hutter. 

Pogba ka luajtur 190 ndeshje për Juventusin dhe kontribuoi me 34 gola. 

Në 233 ndeshje u paraqit për Manchester Unitedin, ndërsa i shënoi 39 gola. 

Pogba është katër herë kampion në Serie A, ndërsa triumfoi me Francën në Kupën e Botës 2018.