Policia e Sllovakisë do të kujdeset për mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes mes Sllovakisë dhe Kosovës, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Policia e Sllovakisë ka thënë se ka marrë të gjitha masat e sigurisë së përgjithshme për këtë ndeshje. Ndeshja luhet sonte në Stadiumin Nacional Në Bratislavë dhe nis në orën 20:45.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi i masës së sigurisë do të jetë mbrojtja e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve, sigurimi i rendit publik, si dhe siguria dhe rrjedha e qetë e trafikut rrugor në Bratislavë. Ne u bëjmë thirrje tifozëve që planifikojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive të ndjekin udhëzimet e organizatorit dhe policisë dhe të mos kryejnë veprime të paligjshme para, gjatë ose pas përfundimit të ngjarjes sportive në stadium ose në afërsi të tij", njofton policia sllovake në rrjetet sociale.
Ndeshja në Bratislavë është klasifikuar zyrtarisht si një ngjarje me rrezikshmëri të lartë.
“Policia e trafikut, policia e trazirave dhe policia kriminale do të monitorojnë situatën gjatë masave të sigurisë dhe do të jenë të gatshme të përgjigjen në mënyrë operative sipas zhvillimit të saj”, shkruan tutje në deklaratë.
Kosova do të ketë mbështetje të madhe nga tribunat. Kosovës i takojnë pesë për qind të biletave. Por nuk përjashtohet mundësia të ketë shumë më shumë tifozë në përkrahje të “Dardanëve”. Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.
Stadiumi në Bratislavë ka kapacitet prej 22 mijë e 500 ulësesh.