Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, e kompletoi një tjetër ndeshje te skuadra e Luganos dhe është vlerësuar pozitive paraqitja e tij.
Shaipi, që priti penallti në fundin e ndeshjes, fitoi me Luganon të enjten mbrëma e fituan ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Konferencës në udhëtim te Mlada Boleslav.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRenato Steffen e shënoi golin e fitores për skuadrën zvicerane ndaj asaj çeke.
Shaipi më pas priti penalltinë e Patrik Vydras në dy raste. Fillimisht ai e priti penalltinë në minutën e 78-të, por ajo u përsërit. Megjithatë edhe në gjuajtjen e dytë, Shaipi doli triumfues duke pritur penalltinë.
VIDEO:
Ndeshjen te Lugano e kompletoi edhe Albian Hajdari, kurse Uran Bislimi luajti deri në minutën e 91-të.
Shkëlqim Vladi ishte në bankën rezervë te mysafirët.
Lugano në dy ndeshje ka gjashtë pikë.