Një portier në ligën e Francës është dukur se ka “shpikur një lëndim” për t’iu mundësuar bashkëlojtarëve t’i japin fund agjërimit.
Derisa Premier League ka mundësuar që loja të ndalet që lojtarët që agjërojnë të pinë ujë dhe të hanë diçka, në Francë kjo nuk ka ndodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe në ndeshjen e së dielës të Nantesit ndaj Le Havres, portieri Anthony Lopes u shtri në fushë, i pasfiduar, ndërsa topi po dilte jashtë fushës. Derisa lojtarët duhet të dalin jashtë fushës për të pranuar asistencë mjekësore, kjo nuk vlen për portierët. Kjo do të thotë se derisa Lopes po merrte trajtim nga mjekët, pesë prej bashkëlojtarëve të tij iu afruan vijës anësore.
Ata më pas janë parë duke pirë ujë dhe duke u ushqyer për t’i dhënë fund kështu agjërimit.
Në Francë përgjegjësit për sport nuk kanë lejuar ndërprerjet e ndeshjeve për arsye fetare, shkruan Daily Mail të enjten.
Pasi e pa se bashkëlojtarët i dhanë fund agjërimit, ish-reprezentuesi i Portugalisë, Lopes, u kthye ngadalë në këmbët e tij. Kështu u ofroi pak më shumë kohë bashkëlojtarëve të tij para se ndeshja të vazhdonte.
Nantes fitoi 2:0, ndërsa fitorja ishte shumë e rëndësishme.
VIDEO:
Portuguese goalkeeper Anthony Lopes pretended to be injured during a Ligue 1 match so his Muslim teammates could break their fast during Ramadan.
Under the current rules of the Ligue de Football Professionnel and the French Football Federation (FFF), Ligue 1 matches are not… pic.twitter.com/F24kmHdCKu