Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portugalia vendos për selektorin e ri

Trajneri i ri i Al Nassr, Jorge Jesus

Jorge Jesus është përzgjedhës i ri i Portugalisë në futboll.

71-vjeçari të premten ka firmosur kontratë katërvjeçare me federatën portugeze të futbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e zëvendëson spanjollin Roberto Martinez, që u largua pas ndeshjes së fundit të Portugalisë në Botëror.

Jesus ishte i lirë pasi u largua nga Al Nassr në maj. E udhëhoqi këtë skuadër drejt titullit të kampionit në Arabinë Saudite.

Jesus ka përvojë 36-vjeçare, por për herë të parë do të drejtojë ekip përfaqësues.

Në Arabi Saudite, Jesus ishte trajner i Cristiano Ronaldos. Ronaldo ende nuk ka njoftuar nëse do të vazhdojë të luajë për përfaqësuese.