Pos plejofit evropian, ku marrin pjesë edhe Kosova e Shqipëria, do të zhvillohet një tjetër plejof kualifikues për Kupën e Botës në futboll.
Kosova e Shqipëria janë dy prej katër vendeve që përmes plejofit e kërkojnë kualifikimin e parë në ngjarjen më të madhe të futbollit. Kaledonia e Re dhe Surinamet janë dy përfaqësueset e tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAto paraqiten në plejofin ndërkontinental, që FIFA e quan vetëm “turneu i plejofit”.
Janë gjashtë përfaqësuese në këtë plejof, ndërsa dy prej tyre sigurojnë biletën për në Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
Dy përfaqësuese janë nga CONCACAF-i, Xhamajka dhe Surinamet, dhe një nga konfederatat e tjera, Iraku i Azisë, Kongo e Afrikës, Bolivia e Amerikës së Jugut dhe Kaledonia e Re nga Oqeania.
Katër përfaqësueset e ranguara më së ulëti luajnë në gjysmëfinale. Fituesit e gjysmëfinaleve avancojnë në finale të plejofit, ku presin dy përfaqësuese të tjera. Dhe dy fituesit e finaleve kualifikohen në Botëror.
Dy përfaqësueset më të ranguara janë Kongo dhe Iraku, që luajnë direkt në finale.
Ndeshjet e këtij plejofi do të luhen në Guadalajara dhe Monterrey të Meksikës.
Të enjten prej orës 20:00 takohen Kaledonia e Re dhe Xhamajka. Fituesi i kësaj ndeshje më 31 mars takohet me Kongon.
Në grupin tjetër, të enjten prej orës 17:00, takohen Bolivia dhe Surinamet. Ajo që fiton më 31 mars luan ndaj Irakut.
Iraku kishte kërkuar që plejofi të shtyhet, për shkak të telasheve për udhëtim, si pasojë e konfliktit në Iran. Por kjo kërkesë nuk u aprovua nga FIFA.
Surinamet llogarisin në lidhjen e fortë me Holandën, në përpjekje për të siguruar pjesëmarrjen historike në Botëror. Nga ky vend kanë prejardhjen lojtarë të njohur të Holandës si Ruud Gullit, Frank Rijkaard dhe Clarence Seedorf.
Suriname ka mundur ta sigurojë direkt kualifikimin. Por disfata në xhiron e fundit nga Guatemala i mundësoi Panamasë që të sigurojë pjesëmarrjen në ngjarjen globale.
Ndryshimi i ligjit për shtetësi në Suriname, që tani lejon shtetësinë e dyfishtë, i ka dhënë shtytje përfaqësueses së këtij vendi.
Kjo ka mundësuar që të përfshihen lojtarë nga Holanda, me prejardhje nga kjo ish-koloni holandeze. Prej 26 lojtarëve që kanë udhëtuar në Meksikë, 22 janë të lindur në Holandë dhe një në Belgjikë. Dy prej tre lojtarëve të lindur në Suriname janë larguar në moshë të re për në Holandë. Kjo nënkupton se Gleofilo Vlijter është i vetmi lojtar i rritur në Suriname, vendin e vogël në Amerikën e Jugut.
Shumë prej lojtarëve të Surinames ishin te të rinjtë e Holandës. Madje Paul Boetius luajti për ekipin e të rriturve në një miqësore. Por pasi nuk luajti ndeshje garuese e kishte të drejtën e ndryshimit të përfaqësueses.
Përzgjedhësi Henk ten Cate, ish-trajner i Ajaxit, po ashtu ka prejardhje nga Surinamet. Ai debuton të enjten.
“Do të ishte e arritur fantastike për sistemin stërvitor të Holandës nëse ne kualifikohemi”, ka thënë Ten Cate. Ai beson se Surinamet kanë shans për kualifikim.
“Përndryshe nuk do të bashkohesha në këtë projekt. Surinamet në Botëror, do të ishte ëndërr e realizuar. Do të luftojmë për këtë”, ka shtuar Ten Cate.